Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në Vlorë/ Humbi drejtimin e motorit, ndërron jetë 35-vjeçari

Sulmi rus në Kharkiv shkakton një viktimë

Sulmi rus në Kharkiv shkakton një viktimë

08:39, 18/01/2024
A+ Aa A-

Raketat ruse goditën të mërkurën një zonë pranë qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, duke vrarë një person dhe dëmtuar një institucion arsimor, njoftuan zyra e guvernatorit rajonal dhe ushtria ukrainase.

Guvernatori Oleh Syniehubov shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se qyteti Chuhuyev, në juglindje të Kharkiv-it, u përball me dy sulme ruse. Një punonjëse e termocentralit të ngrohjes u vra dhe një tjetër person u plagos nga sulmet.

Një tjetër kanal i rrjetit Telegram, i mbikëqyrur nga komandanti i garnizonit ushtarak të Kharkiv-it, tha se ushtria ruse kishte përdor raketa të modelit S-300 në sulmet ndaj Ukrainës. Të martën, dy raketa ruse goditën një lagje banimi në Kharkiv, duke plagosur 17 persona.

Qyteti është objektiv i shpeshtë i sulmeve të Kremlinit, por nuk ka rënë në duart e ushtrisë ruse gjatë agresionit 22-mujor të Rusisë ndaj Ukrainës./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco