3 policë vdesin në një aksident rrugor mes mjegullës së dendur, plagosen 14 të tjerë

3 policë vdesin në një aksident rrugor mes mjegullës së dendur, plagosen 14 të tjerë

08:22, 18/01/2024
A+ Aa A-

Të paktën tre policë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion në veri të Indisë. Aksidenti ndodhi për shkak të mjegullës së dendur, konfirmoi një zyrtar i pushtetit vendor.

Aksidenti ndodhi në distriktin Hoshiarpur të shtetit verior të Punjabit.

Autobusi po transportonte rreth 30 policë që i përkisnin policisë së armatosur të Punjabit nga Jalandhar në rrethin Gurdaspur. Mes të ndjerit ishte edhe shoferi i autobusit i cili ishte i punësuar edhe në policinë e shtetit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal.

Mjegulla e dendur gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes ka ndërprerë trafikun rrugor, hekurudhor dhe ajror në shumicën e pjesëve të Indisë, e cila aktualisht po përjeton ftohtësi intensive, veçanërisht në zonat veriore, qendrore dhe verilindore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco