‘Edhe nëse voton dhe më pas vdes, ia vlen’/ Trump elektrizon mbështetësit në Iowa

‘Edhe nëse voton dhe më pas vdes, ia vlen’/ Trump elektrizon mbështetësit në Iowa

12:58, 15/01/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti Donald Trump u bëri thirrje mbështetësve që të sfidojnë temperaturat e parashikuara nën zero të hënën dhe të votojnë për të në zgjedhjet presidenciale republikane në Iowa.

Duke folur në një ngjarje të fushatës të dielën në mbrëmje, Trump portretizoi perspektivën e kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë si “një gjë për të cilin njerëzit edhe duhet të vdisnin”, raporton Business Insider

“Nuk mund të qëndrosh në shtëpi”, citohet të ketë thënë Trump duke ngritur zërin. “Nëse je i sëmurë, thua: ‘O Zot, duhet ta bëj’. Edhe nëse voton dhe më pas vdes, ia vlen”.

“Nëse je i sëmurë, nëse je kaq i sëmurë, nuk mundesh… e dashur, nuk mendoj se mundem… Çohu. Çohu. Çohu, do të votosh”, tha më tej Trump duke imituar një grua që i kërkon të shoqit të votojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco