E frikshme në Itali/ Shembet tavani ku po zhvillohej dasma, plagoset çifti dhe dhjetra persona

E frikshme në Itali/ Shembet tavani ku po zhvillohej dasma, plagoset çifti dhe dhjetra persona

12:19, 15/01/2024
A+ Aa A-

Mbi 200 dasmorë ishin prezentë në ditën më të bukur të një çifti të ri, në një ceremoni dhe festë të organizuar në Toskanë.

Por ndërsa festa ishte drejt fundit dhe pjesa më e madhe e dasmorëve ishin larguar, një incident i frikshëm ndodhi papritur.

Sipas mediave të huaja një pjesë e tavanit ku po zhvillohej festa është shkëputur plotësisht, duke lënë të plagosur çiftin 26-vjeçar, Paolo Mugnaini dhe Valeria Ybarra, si dhe 40 nga të ftuarit.

Të 42 personat kanë përfunduar në spital, por për fat të mirë të gjithë kanë qenë jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco