Gjermania: Vetëm paqësisht ndryshimi i status quo-së së Tajvanit

Gjermania: Vetëm paqësisht ndryshimi i status quo-së së Tajvanit

16:21, 14/01/2024
A+ Aa A-

Gjermania këmbënguli sot në ruajtjen e status quo-së në Tajvan pas fitores së presidentit të sapozgjedhur Lai Ching-Te dhe kërkoi që çdo ndryshim të ndodhte vetëm në një “mënyrë paqësore dhe të bashkërenduar” me Pekinin.

”Përgëzojmë të gjithë votuesit dhe kandidatët që morën pjesë në këto zgjedhje si dhe ata që u zgjodhën”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pa e uruar me emër presidentin Lai Ching-Te.

“Gjermania përpiqet të ruajë status quo-në dhe të ndërtojë besimin. Status quo-ja mund të ndryshohet vetëm në një mënyrë paqësore dhe të bashkërenduar”, shtoi ajo.

”Ne shpresojmë që të dyja palët të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rihapur dialogun”, deklaroi më tej Berlini, duke siguruar se dëshironte të zhvillonte marrëdhëniet e tij me Tajvanin brenda kornizës së politikës ”Një Kinë”.

Në fund të një fushate të shënuar nga presioni i fortë diplomatik dhe ushtarak nga Kina, Lai fitoi zgjedhjet presidenciale me një raund, të shtunën, me 40,1% të votave. Ai do të marrë detyrën më 20 maj.

Ai mbetet i perceptuar nga Pekini si një promovues i “aktiviteteve separatiste të lidhura me pavarësinë” dhe “një rrezik serioz” për marrëdhëniet midis Kinës dhe Tajvanit. ”Pavarësisht votës, Tajvani është pjesë e Kinës”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze në rrjetin social X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco