Konservatori hungarez, Viktor Orban, mund të marrë drejtimin e Këshillit të Europës

Konservatori hungarez, Viktor Orban, mund të marrë drejtimin e Këshillit të Europës

16:42, 08/01/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán mund të marrë drejtimin e Këshillit Evropian në korrik, nëse liderët e BE-së nuk arrijnë të gjejnë me shpejtësi një pasardhës të presidentit aktual.

Charles Michel njoftoi papritur të shtunën se ai do të ishte kandidati kryesor për partinë e tij liberale belge, Lëvizja Reformiste, në zgjedhjet evropiane që mbahen më 6-9 qershor.

Kjo do të thotë se Michel, i cili ka kryesuar Këshillin Evropian që nga viti 2019, ka shumë të ngjarë të zgjidhet si anëtar i Parlamentit Evropian (PE) dhe të largohet si shef i Këshillit pas zgjedhjeve.

27 krerët e qeverive të BE-së tani kanë më pak se gjashtë muaj për të emëruar pasardhësin e tij. Roli i Presidentit përfshin kryesimin e takimeve të Këshillit Evropian dhe ndërmjetësimin e marrëveshjeve ndërmjet shteteve anëtare, duke përfshirë vendimet e ndjeshme të buxhetit dhe politikës së jashtme.

Sipas traktateve të BE-së, në mungesë të një presidenti, vendi që mban presidencën e radhës gjashtëmujore të Këshillit merr përgjegjësinë e përkohshme. Kjo do të thotë se pa një pasardhës, kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán do të merrte kontrollin e Këshillit kur vendi i tij të marrë presidencën e radhës më 1 korrik.

Mundësia e marrjes së presidencës nga Orban në gjysmën e dytë të vitit ka trembur Brukselin, pasi ky i fundit u pa përkrahë presidentit rus Vladimir Putin në Samitin e Pekinit.

Paketa e propozuar e BE-së prej 50 miliardë eurosh në mbështetje të Ukrainës aktualisht është duke u penguar nga Hungaria pasi Orbán vuri veton ndaj miratimit të saj gjatë një samiti të KE në dhjetor.

Por ajo që duket se tremb më shumë burokratët e Brukselit janë qëndrimet e Orban kundët Xhorxh Sorosit, i cili dihet se ka një ndikim mjaft të madh në disa vende të BE-së dhe në kryeqendrën e saj, në Bruksel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco