Avionët e Izraelit godasin Libanin, Blinken: Lejoni kthimin e civilëve në shtëpi

Avionët e Izraelit godasin Libanin, Blinken: Lejoni kthimin e civilëve në shtëpi

13:37, 08/01/2024
A+ Aa A-

Forcat e mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar se gjatë natës kanë goditur objektiva të shumta të Hesbollahut në Liban

Ushtria ka bërë me dije se avionët luftarake kanë sulmuar një bazë ushtarake të Hesbollah  në zonën e Marwahin.

Ndërkohë të paktën 73 palestinezë janë vrarë dhe 99 të tjerë janë plagosur në Gaza gjatë orëve të fundit.

Sekretari i amerikan i shtetit Anthony Blinken ka vijuar vizitën e tij në Lindjen e Mesme. Pasi është takuar me Emirin e Katarit, në një konferencë për shtyp Blinken ka bërë thirrje që civilët palestinezë të lejohen të kthehen në shtëpi dhe ndaj tyre nuk duhet ushtruar trysni për t’u larguar nga Rripi i Gazës.

“Civilët duhet të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të lejojnë kushtet. Ata nuk mund dhe nuk duhet të detyrohen të largohen nga Gaza. Ne kundërshtojmë deklaratat e disa ministrave dhe ligjvënësve izraelitë që bëjnë thirrje për një zhvendosje të palestinezëve jashtë Gazës. Këto deklarata janë të papërgjegjshme, janë nxitëse dhe vetëm sa e bëjnë më të vështirë sigurimin e një të ardhmeje të Gazës”, tha Blinken.

Ndërsa emiri i Katarit tha se vrasja e një udhëheqësi të lartë të Hamasit në një sulm të Izraelit me dron në Bejrut ka ndikuar në mundësitë për të ndërmjetësuar mes izraelitëve dhe palestinezëve. Megjithatë  Katari do të vazhdojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ti dhënë fund konfliktit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco