Një zyrtar i lartë i Vatikanit kërkon lejimin e martesës për priftërinjtë

Një zyrtar i lartë i Vatikanit kërkon lejimin e martesës për priftërinjtë

13:32, 08/01/2024
A+ Aa A-

Vatikan - Kisha Katolike Romane duhet "të mendojë seriozisht" për lejimin e priftërinjve të martohen, tha një zyrtar i lartë i Vatikanit dhe këshilltar i Papa Françeskut në një intervistë të botuar të dielën.

"Kjo është ndoshta hera e parë që po e them publikisht dhe do të tingëllojë heretike për disa njerëz," tha për “Times of Malta”, Kryepeshkopi Charles Scicluna i Maltës, i cili është gjithashtu sekretar ndihmës në zyrën doktrinore të Vatikanit.

Papa Françesku në vitin 2019 e përjashtoi çdo shans që ai të ndryshonte rregullin katolik romak që kërkonte që priftërinjtë të ishin beqarë. Por kjo nuk është një doktrinë zyrtare e Kishës dhe kështu mund të ndryshohet nga një papë i ardhshëm.

Në një intervistë me një gazetë të Amerikës Latine në vitin 2023, Françesku foli përsëri për rregullin e beqarisë, duke thënë se "nuk është i përjetshëm, si shugurimi priftëror", por një "disiplinë" që mund të rishikohet.

Një zëdhënës i Vatikanit nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Kryepeshkopi Scicluna, ndoshta më i njohur për hetimet e tij të krimeve të abuzimit seksual, vuri në dukje se priftërinjtë lejoheshin të martoheshin në mijëvjeçarin e parë të historisë së Kishës dhe se martesa lejohet sot në ritin lindor të Kishës Katolike.

"Nëse do të ishte në dorën time, unë do ta rishikoja atë detyrimin që priftërinjtë të jenë beqarë," tha ai. Përvoja më ka treguar se kjo është diçka për të cilën duhet të mendojmë seriozisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco