Macja ‘më vrasëse në botë’ vendoset në shtëpinë e saj të re

Macja ‘më vrasëse në botë’ vendoset në shtëpinë e saj të re

21:23, 06/01/2024
A+ Aa A-

Megjithse me pamje të adhurueshme, kjo mace i përket një prej specieve më të suksesshme të gjuetarëve në botë, dhe tani po vendosen në një shtëpi të re të rehatshme në SHBA.

Macja tetë-muajshe e species “këmbë-zezë” e quajtur Gaia është vendosur tashmë në kopshtin zoologjik të Utah. Foto të shpërndara nga stafi tregonin maçokun duke rehatuar në shportën e saj, duke shikuar me endje nga kamera.

Megjithëse peshon vetëm 1 kg, zyrtarët e kopshtit thanë se Gaia është “e vogël në masë por e madhe në karakter.” Ajo ka ardhur në kopshtin zoologjik me mision shumimi, nga një shoqatë e maceve këmbë-zeza. Zyrtarët thanë se grupi ka vetëm 29 mace të tilla prandaj kërkon shumimin e tyre.

Emri i species së tyre vjen pasi macet kanë lëkurë të zezë në këmbët e tyre. Ato njihen për aftësitë e shkëlqyera të mbijetesës, pa përmendur pamjen e adhurueshme.

Një video e postuar në rrjetin TikTok nga kopshti kishte marrë mijëra pëlqime nga dashamirësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco