Përfundon takimi mes Mitsotakis dhe Blinken/ Ja çfarë dikutoi Sekretari Shtetit me kryeministrin grek

Përfundon takimi mes Mitsotakis dhe Blinken/ Ja çfarë dikutoi Sekretari Shtetit me kryeministrin grek

19:26, 06/01/2024
A+ Aa A-

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Chania i cili zgjati më shumë se një orë.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore ku Blinken i vuri në dukje Kyriakos Mitsotakis se marrëdhëniet greko-amerikane janë në më të mirën e tyre falë kontributit të tij dhe nga ana e tij kryeministri grek dërgoi mesazhin se Athina dhe Uashingtoni do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të kthyer paqen dhe sigurinë në rajon.

Gjatë takimit mes Mitsotakis dhe Blinken u diskutua për zhvillimet në Lindjen e Mesme, luftën në Ukrainë dhe bashkëpunimi strategjik midis Greqisë dhe SHBA-së, ku përfshihet edhe blerja e avionëve luftarakë F-35.

Kryeministri para mediave greke mirëpriti Antony Blinken duke theksuar se ka një simbolikë për thellësinë e marrëdhënieve të dy vendeve, të cilat janë në pikën më të mirë që kanë qenë ndonjëherë.

"Ne sigurisht po jetojmë në kohë shumë të vështira dhe sfiduese dhe është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe si aleatë për të siguruar që paqja dhe siguria të kthehen në rajon," tha Kyriakos Mitsotakis para takimit të tyre “kokë më kokë”.

Sekretari Amerikan i Shtetit, nga ana e tij, falënderoi kryeministrin grek për pritjen, duke e vlerësuar që e priti në shtëpinë e tij në Chania dhe duke nënvizuar rëndësinë e mikpritjes.

“Jam plotësisht dakord me atë që thatë për marrëdhëniet dypalëshe”, theksoi ai, duke nënvizuar se në 30 vjet që ka bërë këtë punë, nuk kujton ndonjë periudhë tjetër kur miqësia, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Greqisë kanë qenë më të forta .

“Dhe sigurisht që kjo është për shkak të afërsisë mes dy popujve, por edhe vetë lidershipit tuaj mbi të gjitha dhe ne jemi mirënjohës për këtë ”, tha z. Blinken. “Ne po përballemi me disa nga sfidat më të vështira, por fakti që jemi të bashkuar, qoftë Ukraina, siguria dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme, apo lufta në Gaza, na jep forcë të madhe dhe perspektivë për të ardhmen”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco