Sportisti Oscar Pistorius që vrau të dashurën, lirohet me kusht nga burgu

Sportisti Oscar Pistorius që vrau të dashurën, lirohet me kusht nga burgu

11:00, 05/01/2024
A+ Aa A-

Pistorius ka kryer gati nëntë vjet nga dënimi i tij me 13 vjet e pesë muaj për vrasjen e së dashurës Reeva Steenkamp në ditën e Shën Valentinit 2013.

Sportisti  i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius është liruar nga burgu me kusht, tha të premten Departamenti i Korrektimeve të Afrikës së Jugut. Ai tani është në shtëpi.

Departamenti nuk dha më shumë detaje për lirimin e Pistorius, i cili u njoftua rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale.

Vrapuesi olimpik me famë botërore me dy këmbë të prera u lirua nga Qendra Korrektuese Atteridgeville në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria.

Pistorius ka vuajtur gati nëntë vjet nga dënimi i tij me 13 vjet e pesë muaj për vrasje për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp në ditën e Shën Valentinit 2013.

Atij iu miratua  lirimi me kusht në nëntor.

Kryerësit e krimeve të rënda në Afrikën e Jugut kanë të drejtë të lirohen me kusht pasi kanë vuajtur të paktën gjysmën e dënimit.

37-vjeçari pritet të jetojë fillimisht në rezidencën e xhaxhait të tij në periferinë e pasur të Pretorias, Waterkloof, ku ai jetoi gjatë gjyqit të tij për vrasjen dhe u mbajt gjithashtu në arrest shtëpie midis 2015 dhe 2016.

Ekipet televizive, fotografët dhe reporterët e lajmeve u mblodhën jashtë qendrës korrektuese ku mbahej Pistorius para orës 6 të mëngjesit me orën lokale, me shpresën për të kapur një moment të shkurtër të yllit të turpëruar të sportit.

Zyrtarët në Departamentin e Korrigjimeve të Afrikës së Jugut thanë më parë se nuk do të njoftonin kohën e lirimit të tij, duke treguar se donin ta mbanin atë larg stuhisë mediatike.
Pistorius ka tërhequr shumë vëmendjen e mediave që kur qëlloi shumë herë të dashurën Steenkamp përmes një dere tualeti në shtëpinë e tij në orët e para të agimit të 14 shkurtit 2013.

“A ka pasur drejtësi për time bijë Reeva? A ka qendruar Oscar mjaftueshëm në burg? Nuk mund të ketë kurrë drejtësi nëse i dashuri juaj nuk kthehet më, dhe asnjë periudhë kohe në burg nuk do ta kthejë Reeva-n”, tha nëna e vajzës, June në një deklaratë pas njoftimit se Pistorius do të lirohej me kusht.

“Ne që mbetemi pas jemi ata që po vuajmë një dënim të përjetshëm.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco