Burgosen dy neonazistët që bënë thirrje raciste për vrasjen e princ Harry dhe të familjes së tij

Burgosen dy neonazistët që bënë thirrje raciste për vrasjen e princ Harry dhe të familjes së tij

10:41, 05/01/2024
A+ Aa A-

Dy neonazistë, që kishin një emision radiofonik, u burgosën me akuza për terrorizëm pasi vunë në shënjestër, princin Harry dhe familjen e tij.

Dy burra që përdorën emisionin e tyre radiofonik neonazist (podcast) për të vënë në shënjestër princin Harry dhe djalin e tij Archie, janë burgosur për akte terrorizmi.

Gjyqtari që dha vendimin në Londër i quajti të dy "supremacistë të bardhë të përkushtuar dhe që s’mund të falen”, pasi inkurajonin terrorizmin.

Christopher Gibbons, 40 vjeç dhe Tyrone Patten-Walsh, 36 vjeç, përkrahën pikëpamjet raciste, antisemitike, islamofobike, homofobike dhe mizogjeniste dhe inkurajuan dëgjuesit e podcastit të tyre "Lone Wolf Radio" të kryejnë akte të dhunshme kundër pakicave etnike, thanë autoritetet.

Duke përdorur pseudonime në emisionet e tyre, të dy thoshin se "raca e bardhë kishte të ngjarë të 'gjenocidohej' nëse nuk ndërmerreshin hapa për të luftuar".

Ata miratuan një ditë kur të ashtuquajturit tradhtarë të racës do të vareshin, veçanërisht ata në marrëdhënie ndërracore.

Në një episod, Gibbons tha se Duka i Sussexit duhet “të ndiqet penalisht dhe të vritet për tradhti” dhe e quajti djalin e Harryt, Archie, i cili tani është 4 vjeç, një “krijesë” që “duhet të vihet poshtë”.

Gibbons u dënua me tetë vjet burg, tha Policia Metropolitane. Patten-Wealsh iu dha një dënim 7-vjeçar. Të dy do të jenë në shërbim prove edhe tre vjet pas lirimit të tyre.

“Dëshmitë tregojnë se ju dëshironi të jetoni në një botë të dominuar nga të bardhët thjesht për të bardhët. Mendimi juaj i shtrembër është se raca e bardhë u ka dhënë shumë ndikim zezakëve dhe aziatikëve, hebrenjve dhe myslimanëve, homoseksualëve, liberalëve të bardhë dhe njerëzve të bardhë në marrëdhënie me raca të përziera, "tha gjykatësi Peter Lodder.

Dy burrat në Londër hapën  "Lone Wolf Radio", e cila kishte 128 abonentë dhe rreth 9,000 shikime në 21 episodet e saj që në qershor 2020.

Të dy miratuan vrasjen e deputetes laburiste në Mbretërinë e Bashkuar Jo Cox në 2016 dhe përshëndetën krimin e Brenton Tarrant në vitin 2019 në Christchurch në Zelandën e Re, që u mori jetën  51 personave. Ata postuan gjithashtu imazhe të një nazisti që ekzekutonte një hebre në buzë të një grope kufomash dhe Nelson Mandelën duke u linçuar.

Një juri e Gjykatës së Kingston Crown i dënoi ata në korrik me tetë akuza të inkurajimit të terrorizmit.

Gibbons u dënua gjithashtu me dy akuza për shpërndarjen e dokumenteve terroriste përmes bibliotekës së tij në internet të "radikalizimit" neonazist,  që kishte më shumë se 2000 abonentë, thanë autoritetet.

Komandanti Dominic Murphy, i cili drejton Komandën Kundër Terrorizmit të Met, tha: "Materiali që ndanë Gibbons dhe Patten-Ëalsh është pikërisht ai lloji që ka potencialin të tërheqë njerëzit e cenueshëm - veçanërisht të rinjtë - në terrorizëm. Ne jemi të vendosur të identifikojmë dhe të vëmë para përgjegjësisë individët që e nxisin këtë material. Në këtë rast, oficerët  i shqyrtuan materialet orë pas ore për të paraqitur një rast bindës.”

Ai shtoi: "Shpresoj se ky rast dhe dënimi i sotëm dërgojnë një mesazh të qartë se ka pasoja të rënda për ata që ndajnë materiale terroriste ose inkurajojnë të tjerët të përfshihen në terrorizëm."/ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco