Policia në Marok sekuestron 1.5 ton kokainë/ Ishte fshehur në banane

Policia në Marok sekuestron 1.5 ton kokainë/ Ishte fshehur në banane

14:32, 03/01/2024
A+ Aa A-

Policia marokene sekuestroi 1,488 ton kokainë të fshehur në kuti bananesh në portin verior të Tangier Med.

Droga u gjet në një kontejner në një anije që lundronte nga Amerika e Jugut drejt Turqisë nën flamurin evropian, sipas një deklarate të policisë, raporton Reuters.

Operacioni u krye në koordinim me shërbimet spanjolle të sigurisë, njoftoi policia marokene, duke theksuar se hetimi është në vazhdim.

Kujtojmë që në tetor, policia marokene kapi 1.37 ton kokainë në Casablanca. Droga ishte fshehur në një ngarkesë peshku të importuar të gjetur në një kompani shpërndarjeje në qytetin më të madh të Marokut, dhe ngarkesa ishte importuar nga Amerika Latine dhe shkonte përmes Spanjës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco