Vrasja e liderit të Hamasit/ A do të përfshihet Hezbollahu në luftë?

Vrasja e liderit të Hamasit/ A do të përfshihet Hezbollahu në luftë?

10:55, 03/01/2024
A+ Aa A-

Liderët perëndimorë kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje në Liban, pasi një lider i Hamasit u vra gjatë një shpërthimi në Bejrut. Izraeli nuk ka konfirmuar nëse qëndron pas vrasjes së Saleh al-Arouri, por kjo situatë ka zgjuar frikën se Hezbollahu do përfshihet në konflikt

Nga Yolande Knell, BBC

Ky është një zhvillim domethënëse sepse shkakton frikën e një përshkallëzimi më të gjerë në këtë luftë.

Saleh Al-Arouri, i cili u vra në Bejrut, ishte figura më e lartë e Hamasit që është vrarë prej sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Izraeli, natyrisht as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar nëse është përgjegjës- por gjerësisht shihet se ka kryer sulmin.

Ne kemi pasur kryeministrin libanez që ka akuzuar Izraelin për një krim dhe se po e tërheq Libanin në një fazë të re konfrontimesh. Ne kemi pasur gjithashtu paralajmërimin e Hezbollahut se kjo nuk do të kalojë pa asnjë përgjigje- apo pa ndëshkim.

Ishte me të vërtetë një përpjekjie për të qetësuar gjërat, pa marrë përgjegjësinë, që një zëdhënës izraelit e quajti këtë një ‘goditje kirurgjikale’ dhe tha se nuk duhet parë si një sulm ndaj shtetit libanez.

Por ushtria izraelite thotë se tani është e përgatitur për të gjithë skenarët dhe sigurisht që është duke përforcuar mbrojtjen e saj ajrore në veri të vendit, me frikën se Hezbollahu mund të përdorë disa nga raketat me rreze më të gjatë në arsenalin e tij kundër Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco