OKB ngre alarmin: Planeti ynë është në rrezik

OKB ngre alarmin: Planeti ynë është në rrezik

08:29, 03/01/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në mesazhin e tij për Vitin e Ri 2024, është shprehur se ky duhet të jetë një vit i ndërtimit të shpresës dhe besimit.

“Qëllimi për ta bërë vitin 2024 vit të ndërtimi të besimit dhe shpresës mund të arrihet vetëm nëse jemi bashkë”, është shprehur ai.

Referuar vitit 2023, luftës, kaosit klimatik, dhunës e tensioneve, Guterres thekson se njerëzimi meriton shumë më mirë.

“Njerëzimi po vuan, planeti ynë është në rrezik. 2023 ishte viti më i nxehtë klimatik. Njerëzit janë të shkatërruar nga varfëria, uria është në rritje.

Luftërat po shtohen dhe besimi po zbehet. Por njerëzimi është më i fortë vetëm nëse jemi të bashkuar”, ka thënë Guterres.

Sa i përket vitit 2024, ai nënvizon se duhet të jetë një vit i rindërtimit të besimit dhe rikthimit të shpresës.

“Ne duhet të bashkohemi mbi dallimet tona për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Për veprimin klimatik.

Për mundësi ekonomike dhe një sistem financiar global më të drejtë që funksionon për të gjithë. Së bashku, ne duhet t’i rezistojmë diskriminimit dhe urrejtjes që helmon marrëdhëniet midis vendeve dhe komuniteteve.

Ne duhet të sigurojmë që teknologjitë e reja, siç është inteligjenca artificiale, të jenë një forcë për të mirë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco