Shpërthimi në Bejrut/ Vritet një nga themeluesit e ushtrisë së Hamasit

Shpërthimi në Bejrut/ Vritet një nga themeluesit e ushtrisë së Hamasit

18:56, 02/01/2024
A+ Aa A-

Hamasi ka thënë se një nga zyrtarët e saj të lartë, Saleh al Arouri, është vrarë në një shpërthim në Bejrut, duke fajësuar Izraelin për “vrasjen frikacake”.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se shpërthimi vrau katër persona dhe u krye nga një dron izraelit, ndërsa tre burime sigurie i thanë Reuters se sulmi goditi periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh.

Al Arouri, një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit, kishte udhëhequr praninë e grupit militant palestinez në Bregun Perëndimor.

Izzat Al-Rishq, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, tha se sulme të tilla “nuk do të kenë sukses të thyejnë vullnetin dhe qëndrueshmërinë e popullit tonë, ose të minojnë vazhdimi i qëndresës së tyre të guximshme”.

Ai shtoi: “Kjo dëshmon edhe një herë dështimin e tmerrshëm të këtij armiku për të arritur ndonjë nga qëllimet e tij agresive në Rripin e Gazës”.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, është zotuar më herët se do të hakmerret kundër çdo sulmi izraelit ndaj zyrtarëve palestinezë në vend.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu kishte kërcënuar se do të vriste al Arourin edhe para fillimit të luftës Hamas-Izrael më 7 tetor 2023.

Por në lidhje me ngjarjen, zyrtarët izraelitë nuk pranuan të komentojnë.

Një shpërthim tronditi periferitë jugore të kryeqytetit libanez të martën në mbrëmje, duke shkaktuar kaos në bastionin e Hezbollahut, por natyra e shpërthimit nuk dihej menjëherë.

Nuk ishte e qartë nëse shpërthimi shkaktoi ndonjë viktimë në periferi të Bejrutit, por videot që qarkulluan në mediat sociale treguan dëme serioze dhe zjarr.

Shpërthimi ndodhi gjatë më shumë se dy muajsh shkëmbime të rënda zjarri midis trupave izraelite dhe anëtarëve të Hezbollahut përgjatë kufirit jugor të Libanit.

Që nga fillimi i luftimeve, ato janë përqendruar disa milje larg kufirit, por në disa raste forcat ajrore të Izraelit goditën objektivat e Hezbollahut më thellë në Liban.

Më herët gjatë ditës, Hezbollah tha se luftëtarët e tij kryen disa sulme përgjatë kufirit Liban-Izrael duke synuar postet ushtarake izraelite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco