Bosi i Camorras, Nicola Rullo, arrestohet në Spanjë

Bosi i Camorras, Nicola Rullo, arrestohet në Spanjë

10:44, 31/12/2023
A+ Aa A-

Nicola Rullo, një anëtar drejtues i Klanit Contini, që besohet të jetë krahu i djathtë i Ras Edoardo Contini është arrestuar në Spanjë.

Rullo i ka shpëtuar urdhrit të burgut në shtator të këtij viti. 

Ai u identifikua në bazë të informacioneve të marra dhe veprimtarisë hetimore të kryer nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit që çoi në aktivizimin e njësisë qendrore Udyco të policisë spanjolle nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor. 

Karabinierët arritën të ndiqnin lëvizjet e anëtarëve të familjes, gjë që i lejoi ata të rindërtonin dhe dokumentonin rrjetin e tij marrëdhëniesh dhe zakonet e tij dhe kështu e gjetën Rullon në një resort të njohur në Alicante, ku 53-vjeçari ishte strehuar për të paktën 20 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco