Protestës së peshkatarëve i 'bashkohen' edhe luanët e detit

Protestës së peshkatarëve i 'bashkohen' edhe luanët e detit

22:43, 30/12/2023
A+ Aa A-
Gjatë demonstratave në zonën e portit, karabinerët u përpoqën të lironin rrugët me mjetet e tyre të blinduara, por avancimi i tyre u pengua nga luanët e detit.

KILI- Në qytetin kilian të Valparaiso, një grup luanësh deti dhe pulëbardha bllokuan rrugët ndërsa po zhvillohej një demonstratë e peshkatarëve.

Peshkatarët vendosën dje barrikada në shenjë proteste ndaj Nënsekretariatit të Peshkimit, i akuzuar se nuk ka respektuar bonusin e premtuar të merlucit, i cili duhet të ishte paguar para Krishtlindjeve.

Gjatë demonstratave në zonën e portit, karabinerët u përpoqën të lironin rrugët me mjetet e tyre të blinduara, por avancimi i tyre u pengua nga luanët e detit.

“Kafshët kaluan përpara automjeteve të policisë kundër bllokadës në mes të një demonstrate në Valparaiso”, shkruajnë mediat e huaja. Protesta e peshkatarëve u bë mjaft virale me titullin: “Luanët e detit dhe peshkatarët, së bashku në një protestë në Kili”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco