Sulmi i armatosur në Universitetin e Pragës, dëshmitarët flasin për arratisjen e tyre: Të gjithë iu drejtuam parvazit, fakulteti u la në gjak

Sulmi i armatosur në Universitetin e Pragës, dëshmitarët flasin për arratisjen e tyre: Të gjithë iu drejtuam parvazit, fakulteti u la në gjak

09:55, 22/12/2023
A+ Aa A-

Në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Charles, që gjendet në zemër të Pragës historike, ndodhi një sulm i armatosur duke lënë të vrarë 14 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Autori i këtej sulmi vrau dhe veten, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 15.

 Dëshmitarët kanë përshkruar skena paniku brenda dhe jashtë Universitetit.

Të shtënat filluan pak pasi Jakob Weizman, një gazetar dhe student master në universitet, mbërriti për të dhënë provimin e gjuhës shqipe.

Ishte vetëm ai dhe profesori në sallën e provimit.

“Gjatë provimit dëgjova të shtëna dhe dëgjova britma.”

Të dy ngrinë, të pasigurt se çfarë të bënin. “Përfundimisht policia filloi të shfaqej dhe pati më shumë të shtëna me armë dhe ulërima.”

Ai mbylli derën e klasës dhe vendosi një barrikadë të improvizuar, duke shtyrë furishëm tavolina, karrige dhe çdo gjë tjetër që mund të gjente kundër derës.

“Mendoj se sulmuesi shkoi nga brenda fakultetit në pjesën e jashtme në ballkon ku po qëllonte mbi njerëzit nga jashtë”, tha 25-vjeçari për Guardian. “Kishte njerëz që përpiqeshin të iknin mbi parvaz.”

Menjëherë pasi Ëiezman ngriti barrikadën, ai tha se dëgjoi dikë që përpiqej të hapte derën e dhomës ku ndodhej.

“Ai po kalonte nëpër secilën klasë për të parë nëse njerëzit ishin aty për t’i qëlluar,” tha ai. “Ne e mbyllëm derën tonë vetëm pesë minuta para se ai të përpiqej të hapte atë.”

Pasi dëgjoi fillimisht shumë të shtëna dhe ulërima, gjërat u qetësuan për pak. “Dhe pastaj pati shumë të shtëna dhe ulërima 30 minuta më vonë.”

Më në fund dyshja u evakuuan nga policia. “Ndërsa po dilnim jashtë, kishte vetëm gjak në të gjithë fakultetin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco