Përmbytjet përfshijnë Australinë, aeroporti zhytet në ujë, dalin krokodilët

Përmbytjet përfshijnë Australinë, aeroporti zhytet në ujë, dalin krokodilët

08:53, 18/12/2023
A+ Aa A-

Reshjet rekord po shkaktojnë përmbytje të mëdha në veriun e largët të Queensland, në atë që autoritetet presin të jenë përmbytjet më të rënda të rajonit australian. Mijëra njerëz janë evakuuar, por të tjerë mbeten të bllokuar. Imazhet nga rajoni tregojnë avionë të zhytur në aeroportin e Cairns, një krokodil që shihet në mes të një qyteti dhe njerëz që largohen nga shtëpitë me varka.

Një krokodil u pa në ujërat që përmbytën qytetin australian Ingham të hënën e 18 dhjetorit, ndërsa shiu i dendur i lidhur me ciklonin tropikal preku disa qytete turistike në verilindje të vendit. Deri më tani nuk është raportuar për persona të vdekur apo të zhdukur.

Banorët vendas po shikonin zvarranikun në ujërat e përmbytjeve dhe thanë se nuk kishin parë kurrë një të tillë kaq afër.

Policia e Queensland tha se ata kryen rreth 300 shpëtime gjatë natës me ndihmën e shërbimeve të ndryshme të urgjencës mes evakuimeve nga zonat e goditura keq, pasi Cairns i kishte anuluar ose shtyrë të gjitha fluturimet.

Cikloni Jasper goditi rajonet e largëta veriore të Queensland javën e kaluar duke lënë gjurmë shkatërrimi përpara se të ulej. Ai solli shi me muaj të tërë brenda pak orëve gjatë fundjavës, treguan të dhënat zyrtare.

Sinoptikanët thanë se shiu i rrëmbyeshëm do të vazhdojë për pjesën më të madhe të së hënës dhe pritet të fillojnë të pakësohen të martën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco