Ushtria izraelite thotë se ka gjetur tunelin “më të madh” të Hamasit të zbuluar deri më sot, publikon pamjet

Ushtria izraelite thotë se ka gjetur tunelin “më të madh” të Hamasit të zbuluar deri më sot, publikon pamjet

18:44, 17/12/2023
A+ Aa A-

Forcat izraelite të mbrojtjes kanë pretenduar se kanë gjetur tunelin “më të madh” të Hamasit të zbuluar deri më sot.

Në një video që IDF pretendonte se ishte marrë nga Hamasi dhe ishte gjetur nga inteligjenca izraelite, një automjet i vogël u pa duke u drejtuar përmes një tuneli, i cili dukej se ishte i lidhur me një magazinë, shkruajnë mediat e huaja.

Ushtarët e IDF-së u panë më pas në pamje të veçanta duke zbuluar hyrjen e një tuneli, për të cilin tha se ishte 400 metra nga Kryqëzimi Erez.

Sky News shkruan se megjithatë nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet apo pamjet.

Por zëdhënësi i IDF, Avijaa Adraei tha: “Operacionet e sulmit u nisën nga tuneli i lartpërmendur që synonte forcat tona gjatë luftimeve në Rripin e Gazës”.

“Disa ditë më parë, brenda tunelit u vunë re diversantë dhe kështu forcat IDF i eliminuan ata”.

IDF pretendoi se tuneli ishte një projekt i udhëhequr nga Mohammad Sinwar, vëllai i liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco