Analiza e BBC: Si do ta masim nëse Hamasi është mposhtur nga Izraeli?

Analiza e BBC: Si do ta masim nëse Hamasi është mposhtur nga Izraeli?

12:27, 12/12/2023
A+ Aa A-

Nga Jeremy Bowen, BBC

Unë nuk mendoj se forcat izraelite kanë qenë në gjendje të përparojnë aq sa do të donin.

Është e vështirë të jesh i saktë nga kjo anë e kufirit, pasi nuk jemi në gjendje të raportojmë nga brenda Gazës, por kur ekipi ynë po udhëtonte për në Tel Aviv dje, ne dëshmuam frikë dhe terror të vërtetë në autostradë kur një sulm me raketa erdhi nga Gaza.

Sirenat ranë, sistemi kundër raketave ‘Iron Dome’ u aktivizua, njerëzit u ndalën, kërcyen nga makinat e tyre dhe vrapuan për t’u mbrojtur. Aksidentet rrugore kanë ndodhur teksa makinat janë përplasur njëra me tjetrën në kaos.

Në anën e Gazës, forcat izraelite po luftojnë rëndë në Khan Younis dhe vazhdojnë të luftojnë ende në veri të Gazës. Izraeli nuk i ka ende nën kontroll ato zona. Pra, ndërsa Izraeli pretendon se po vret shumë luftëtarë të Hamasit, ata ende po dalin nga tunelet e tyre dhe po shënjestrojnë ushtarët izraelitë, ndërsa po publikohen emrat e rezervistëve që janë vrarë.

Pra, si ta masim nëse Hamasi është mposhtur?

Hamasi ka ende një zinxhir komandimi dhe Izraeli nuk mund të pretendojë se liderët kryesorë të Hamasit janë kapur ose vrarë- asnjë nga tre emrat në listën e atyre që duhen kapur me çdo kusht, nuk është eliminuar.

Dhe ndërsa Hamasi mund të lëshojë raketa në Izrael- duke shkaktuar atë panikun e vërtetë që pashë dje- unë mendoj se ata vazhdojnë të mbahen dhe kjo është diçka që në këtë pikë, Izraeli kishte shpresuar se nuk do ishte kështu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco