Sulm kamikaz në një stacion policie në Pakistan, 22 të vrarë dhe 32 të plagosur

Sulm kamikaz në një stacion policie në Pakistan, 22 të vrarë dhe 32 të plagosur

11:35, 12/12/2023
A+ Aa A-

Një person shpërtheu automjetin e tij të mbushur me eksploziv në portën kryesore të një stacioni policie në Pakistanin veriperëndimor, duke vrarë të paktën 22 oficerë dhe duke plagosur 32 të tjerë.

Sulmi kamizkaz shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës. Pa shpërthimit të fuqishëm disa militantë hapën zjarr ndaj policisë. Një shkëmbim zjarri pasoi për orë të tëra mes tyre dhe forcave të sigurisë përpara se tre sulmues të ekzekutoheshin.

Grupi militant mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë, duke thënë se ai kishte në shënjestër oficerët që ishin në stacionin e policisë. Sulmet në këtë zonë janë shtuar gjatë muajve të fundit.

“Shumë kanë vdekur në gjumë dhe janë me rroba civile, kështu që ne ende po përpiqemi të zbulojmë nëse janë të gjithë ushtarakë,” tha një zyrtar.

Ministri i Brendshëm në detyrë i Pakistanit, Sarfraz Bugti e quajti sulmin një akt “terrorizmi”, njoftojnë mediat e huaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco