Zelensky do t’i drejtohet sot Kongresit amerikan, apeli i fundit për mbështetjen e vendit të tij

Zelensky do t’i drejtohet sot Kongresit amerikan, apeli i fundit për mbështetjen e vendit të tij

09:17, 12/12/2023
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet  ligjvënësve amerikanë, duke u kërkuar atyre që të vazhdojnë të mbështesin vendin e tij në luftën e tij kundër Rusisë.

Për herë të tretë brenda një viti, Zelensky do të mbajë një fjalim sot në Kongres, ku po zhvillohen negociata intensive për miratimin e ndihmës amerikane për Kievin, ndërsa më vonë do të vizitojë edhe Shtëpinë e Bardhë.

Republikanët deri tani kanë refuzuar të miratojnë një projektligj që do të siguronte 106 miliardë dollarë ndihmë, kryesisht për Ukrainën dhe Izraelin, nëse nuk bëhen ndryshime në politikën e emigracionit në SHBA..

Presidenti amerikan Joe Biden e se “Historia do t’i gjykojë ashpër ata që i kthejnë shpinën kauzës së lirisë”. Sipas kreut demokrat të Senatit, Chuck Schumer, “kjo do të jetë vizita më e rëndësishme e Zelensky” në SHBA.

Demokratët favorizojnë miratimin e ndihmës për Ukrainën, diçka që republikanët nuk e kundërshtojnë plotësisht.Por ata po bëjnë thirrje për ndryshime të mëdha në politikën e SHBA-së për imigracionin dhe pikërisht këtu negociatat janë në ngërç.

Për më tepër, Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, vuri në dukje në një letër drejtuar Biden se ligjvënësit duhet të marrin më shumë informacion në lidhje me qëllimet e qeverisë në Ukrainë.

Zelensky do të përpiqet të bindë parlamentarët amerikanë për nevojën e miratimit të ndihmës së re për vendin e tij sot. Më pas ai do të zhvillojë bisedime me Johnson, një takim i pritur me padurim nga e gjithë klasa politike amerikane.

Në total, SHBA ka miratuar 110 miliardë dollarë ndihmë për Kievin që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022. Rreziku i lodhjes nuk mund të përjashtohet gjithashtu pasi BE-ja debaton për të vazhduar ndihmën e saj ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën.

Pa burime të reja, Putini “do të kalojë përmes Ukrainës dhe nëpër Evropë”, paralajmëroi Schumer.

Zelensky do të takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë në orët e para të pasdites. Pas takimit në Zyrën Ovale, dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco