Netanyahu: Gaza e pasluftës do të jetë nën kontrollin ushtarak izraelit

Netanyahu: Gaza e pasluftës do të jetë nën kontrollin ushtarak izraelit

08:04, 12/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Netanyahu është shprehur se Rripi i Gazës do të jetë nën kontrollin ushtarak izraelit pas luftës, njoftoi Korporata e Transmetimeve Publike izraelite.

“Rripi do të jetë nën kontrollin ushtarak izraelit. Pas luftës, një administratë civile do të veprojë në Gaza dhe Rripi do të rehabilitohet nën udhëheqjen e shteteve të Gjirit. Ne nuk do të dorëzohemi para presionit ndërkombëtar”, tha Netanyahu për transmetuesin.

Presidenti Biden ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të parë që Autoriteti Palestinez të ribashkojë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Rripin e Gazës dhe të shmangë një okupim izraelit ose një reduktim në territoret palestineze.

Netanyahu tha se qeveria e tij nuk e përjashtoi mundësinë e një lufte kundër forcave të PA në Bregun Perëndimor dhe po bënte plane emergjente për t'iu përgjigjur një ngjarjeje të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco