Vajza 12-vjeçe futet në sallën ku po mbahej samiti i klimës, mbante në dorë një tabelë me mesazh sensibilizues – sigurimi e nxjerr jashtë

Vajza 12-vjeçe futet në sallën ku po mbahej samiti i klimës, mbante në dorë një tabelë me mesazh sensibilizues – sigurimi e nxjerr jashtë

21:10, 11/12/2023
A+ Aa A-

Një protestuese 12-vjeçare doli në skenën e samitit të klimës COP28 në Dubai sot, duke mbajtur një tabelë mbi kokën e saj ku shkruhej: “Ndaloni karburantet fosile. Shpëtoni planetin tonë dhe të ardhmen tonë”.

Licypriya Kangujam, aktiviste për mbrojtjen e klimës, u shoqërua nga nga rojet e sigurisë. Pas heshtjes që mbretëroi teksa vajza protestonte fort, pjesëmarrësit e samitit e duartrokitën në fund.

Drejtori i samitit COP28, Majid Al Suwaidi, i cili u ngjit në foltore pas saj, tha se e admiron entuziazmin e të rinjve në samitin në Dubai, dhe i ftoi të pranishmit t’i jepnin vajzës së vogël një tjetër duartrokitje.

Licypriya postoi një video të saj duke dalë në skenë me mbishkrimin: “Këtu është video e plotë e protestës sime sot që ndërpreu seancën plenare të nivelit të lartë të OKB-së #COP28UAE. Pas kësaj proteste më ndaluan për mbi 30 minuta. Krimi i vetëm i imi është që po bëj thirrje për heqjen graduale të karburanteve fosile sepse ato janë shkaku kryesor i krizës së sotme klimatike. Tani më kanë përjashtuar nga COP28”.

Protestat publike janë të kufizuara në bisedimet e Kombeve të Bashkuara të mbajtura në Emiratet e Bashkuara Arabe. Autoritetet e atij vendi ndalojnë punën e shumë grupeve të organizuara, duke përfshirë partitë politike dhe sindikatat. Të hënën, vendet pjesëmarrëse morën një draft të ri të tekstit të marrëveshjes përfundimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco