Izraeli po përpiqet ta spastrojë Gazën nga palestinezët, pretendon kreu i agjencisë së OKB

Izraeli po përpiqet ta spastrojë Gazën nga palestinezët, pretendon kreu i agjencisë së OKB

10:57, 11/12/2023
A+ Aa A-

Një zëdhënës i qeverisë izraelite i quajti këto akuza "mizore dhe të gënjeshtërta".

Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, tha se Izraeli duket se po përpiqet të pastrojë Gazën nga popullsia palestineze përmes ofensivës ushtarake dhe urdhrave të evakuimit.

"Zhvillimet për të cilat ne jemi dëshmitarë tregojnë për përpjekje për të zhvendosur palestinezët në Egjipt, pavarësisht nëse ata po qëndrojnë aty apo janë zhvendosur diku tjetër," shkroi ai në Los Angeles Times.

Të dielën, Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi e akuzoi gjithashtu Izraelin se ishte "i vendosur" për të dëbuar palestinezët nga Gaza.

"Ne po shohim një përpjekje sistematike, duket se po e zbrazin Gazën nga populli i saj," tha ai në një konferencë në Doha, Katar.

Eylon Levy, një zëdhënës i qeverisë izraelite, i quajti akuzat "të egra dhe të gënjeshtërta”.

Izraeli ka thënë se është i përgatitur të luftojë për muaj ose më gjatë për të mposhtur qeveritarët e Hamasit në Gaza, ndërkohë që sulmi i tij tokësor po intensifikohet me më shumë sulme ajrore dhe zjarr artilerie.

Të hënën, ushtria izraelite njoftoi se 101 ushtarë të vet ishin vrarë deri më tani në ofensivën ushtarake që filloi më 27 tetor.

Katari, i cili ka luajtur një rol kyç ndërmjetësues midis palëve ndërluftuese, thotë se përpjekjet për të ndaluar luftën dhe për të liruar të gjithë pengjet do të vazhdojnë, por gatishmëria për të diskutuar një armëpushim po zbehet.

Izraeli përballet me zemërim ndërkombëtar pasi ofensiva e tij ushtarake ka vrarë më shumë se 17,700 palestinezë në Gaza, rreth dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi.

Rreth 90% e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur brenda territorit të rrethuar, ku agjencitë e OKB-së thonë se nuk ka vend të sigurt për të ikur.

Me vetëm një rrjedhë të vogël ndihme humanitare që ka arritur të hyjë në një pjesë të vogël të Gazës, banorët po përballen me mungesa të mëdha të ushqimit, ujit dhe mallrave të tjera bazë.

Shpërthimi i fundit i dhunës u shkaktua nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit më 7 tetor, i cili vrau 1200 njerëz në Izraelin jugor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco