Pas kërcënimeve të Hamasit për pengjet, Izraeli bombardon jugun e Gazës

Pas kërcënimeve të Hamasit për pengjet, Izraeli bombardon jugun e Gazës

09:10, 11/12/2023
A+ Aa A-

Izraeli ka bombarduar të hënën qytetin kryesor të jug të Gazës, Khan Junis, pasi Hamas, paralajmëroi  se asnjëri prej pengjeve izraelite nuk do të largohet gjallë prej territorit, derisa t’i përmbushën kërkesat për lirim të të burgosurve.

Hamasi, grupi radikal që udhëheq Gazën, është shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Hamasi ka kryer sulmet më vdekjeprurëse ndonjëherë në tokën izraelite, më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, sipas të dhënave izraelite, dhe duke marrë rreth 240 pengje.

Izraeli është përgjigjur me ofensivë ushtarake, e cila e ka shndërruar një pjesë të mirë të Gazës në gërmadhë, dhe ka vrarë rreth 17.990 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco