Netanyahu thirrje terroristëve të Hamasit të dorëzohen

Netanyahu thirrje terroristëve të Hamasit të dorëzohen

08:48, 11/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit ka thënë se dhjetëra luftëtarë të Hamasit kanë dorëzuar armët.Në një deklaratë të dielën, Benjamin Netanyahu tha se lufta do të zgjasë, por shtoi se është “fillimi i fundit për Hamasin”.

“Unë u them terroristëve të Hamasit: ka mbaruar. Mos vdisni për[shefin e Hamasit, JahjaSinëar. Dorëzohuni”, tha ai.

Hamasi ka paralajmëruar se nuk do të lirojë asnjë peng derisa të plotësohen të gjithë kërkesat e tij.

“As armiku fashist dhe lidershipi i tij arrogant, as mbështetësit që qëndrojnë pas tyre nuk mund të presin të lirojmë të pengjet pa negociuar dhe pa rënë dakord me kushtet e rezistencës,” tha zëdhënësi i Hamasit Abu Obeida.

Izraeli është zotuar vazhdimisht se do të bëjë gjithçka që mundet për të shpëtuar pengjet që kanë mbetur.

Rreth 110 pengje janë liruar në total por një armëpushim njëjavor, sipas të cilit u liruan dhjetëra, përfundoi javën e kaluar dhe që atëherë Izraeli ka rifilluar bombardimet e tij në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco