Lajmi i fundit

‘Metamorfoza 2’/ Arrestohet në Milano, ‘Leksi i druve’

Gaza në kudhrën e bombardimeve, Abbas akuzon SHBA për gjakderdhjen, mbi 17 mijë të vrarë Mjekët ekzaminojnë palestinezët e plagosur, përfshirë fëmijë, të sjellë në spital pas sulmeve izraelite në Rafah, Gaza

Gaza në kudhrën e bombardimeve, Abbas akuzon SHBA për gjakderdhjen, mbi 17 mijë të vrarë

14:10, 09/12/2023
A+ Aa A-

Zhvillimet e fundit nga lufta Izrael-Hamas.

Vetoja e OKB-së: Abbas e akuzon SHBA-në si 'përgjegjëse për gjakderdhjen' në Gaza

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka thënë se ai i sheh Shtetet e Bashkuara si  "përgjegjëse për gjakderdhjen" në Gaza, pas vetos së tyre ndaj një rezolute të OKB-së për një armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit në territorin palestinez, njofton Eurones.

Amerikanët, aleatë të Izraelit, e përsëritën qendrimin e tyre ndaj një armëpushimi të premten.

Duke e përshkruar pozicionin amerikan si "imoral", presidenti Abbas tha se ai e akuzonte Uashingtonin si "përgjegjës për gjakderdhjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve palestinezë në Rripin e Gazës nga duart e forcave okupuese izraelite".

Image

Sipas një deklarate nga zyra e tij, Shtetet e Bashkuara janë "ortake" me Izraelin në "krimet e tij të gjenocidit, spastrimit etnik dhe luftës", qofshin ato të kryera në Gaza, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalem.

"Kjo politikë po bëhet një rrezik për botën dhe një kërcënim për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare," shtoi z. Abbas, president i Autoritetit Palestinez me qendër në Bregun Perëndimor, një territor palestinez i pushtuar që nga viti 1967 nga Izraeli.

Kryeministri palestinez Mohammed Shtayyeh e kishte përshkruar tashmë dështimin në OKB si një "turp" dhe "një leje tjetër që i është dhënë shtetit pushtues për të masakruar, shkatërruar dhe zhvendosur".

Numri i të vdekurve palestinezë arrin në 17 mijë e 487 viktima

Ministria e Shëndetësisë e Gazës e kontrolluar nga Hamasi ka njoftuar se numri i të vdekurve nga fillimi i konfliktit më 7 tetor është rritur në 17 mijë e 487 viktima.

Në një deklaratë, zëdhënësi Dr Ashraf Al-Qedra tha se 70% e të vrarëve ishin fëmijë dhe gra.

Al-Qedra shtoi se në 24 orët e fundit 71 viktima kanë mbërritur në Spitalin e Martirëve Al-Aksa.

Komiteti arabo-islamik i bën thirrje SHBA-së që të rrisë presionin për armëpushim ndaj Izraelit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar me Komitetin Ministror të Samitit Arabo-Islamik në Uashington DC.

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit thotë se kryeministri i Katarit dhe Ministri i Punëve të Jashtme Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani ishin gjithashtu të pranishëm.

"Gjatë seancës... anëtarët e komitetit ministror përforcuan thirrjen e tyre për Shtetet e Bashkuara që të luajnë një rol më të gjerë në presionin e pushtimit izraelit për një armëpushim të menjëhershëm," tha ministria në një deklaratë në X - dikur Tëitter.

Deklarata shton gjithashtu se anëtarët e komitetit shprehën gjithashtu "zhgënjimin e tyre për dështimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herë të dytë, për të votuar një rezolutë për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës për arsye humanitare, pasi Shtetet e Bashkuara përdorën fuqinë e vetos.”

Bombardime ‘të pamëshirshme’ mbi Rripin e Gazës

Avionët luftarakë izraelitë goditën pjesë të Rripit të Gazës gjatë natës duke gdhirë e shtuna me bombardime të pamëshirshme, duke përfshirë edhe ato pak pjesë të tokës që palestinezëve u ishte thënë të evakuoheshin në jug të territorit.

Sulmet e fundit erdhën një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, pavarësisht se ajo mbështetej nga shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe shumë vende të tjera. Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh ishte 13-1, me Mbretërinë e Bashkuar që abstenoi.

“Sulmet nga ajri, toka dhe deti janë intensive, të vazhdueshme dhe të përhapura”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres para votimit./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco