Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

OBSH në Izrael: Respektoni stafin mjekësor që punon në Gaza

OBSH në Izrael: Respektoni stafin mjekësor që punon në Gaza

12:00, 09/12/2023
A+ Aa A-

Një projekt-rezolutë e dorëzuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga 17 vende, kërkohet që Izraeli të respektojë plotësisht detyrimet e tij për të mbrojtur personelin shëndetësor dhe humanitar në Rripin e Gazësm të cilët vijojnë të jenë të rrethuar nga ushtria izraelite përgjatë dy muajt e fundit.

"Këshilli Ekzekutiv shpreh shqetësimin e tij të thellë për situatën katastrofike humanitare që mbizotëron në territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor" dhe "operacionet ushtarake që po zhvillohen në Rripin e Gazës", thuhet në preambulë.

Shqetësim i veçantë shprehet për "rrethimin" në enklavën palestineze dhe "shkallën e dëmtimit" në "sektori i shëndetit publik".

Gjithashtu, theksohen rreziqet e "mijëra viktimave të varrosura në rrënoja", për shëndetin publik, kanalizimet dhe mbipopullimin e refugjatëve. Izraeli ka vendosur një rrethim të plotë në enklavën palestineze që nga 9 tetori, dy ditë pas një sulmi të paprecedentë nga militantët e Hamasit. Sipas qeverisë së Hamasit, më shumë se 17,000 njerëz kanë mbetur të vdekur mes të cilëve, 70% janë gra, fëmijë dhe adoleshentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco