Lufta e Izraelit në Gaza: Universiteti humbet 100 milionë dollarë donacion pse toleroi antisemitizimin Presidentja e Universitetit të Pensilvanisë, Liz Magill, është përballur me thirrje për të dhënë dorëheqjen pas dëshmisë së saj në Kongres.

Lufta e Izraelit në Gaza: Universiteti humbet 100 milionë dollarë donacion pse toleroi antisemitizimin

11:49, 08/12/2023
A+ Aa A-

Një donator i madh i Universitetit të Pensilvanisë ka tërhequr një grant prej 100 milionë dollarësh pas një dëshmie që ngjalli debate para Kongresit, nga presidentja e shkollës.

Presidentja e universitetit, Elizabeth Magill, së bashku me Presidenten e Harvardit, Claudine Gay dhe Sally Kornbluth të “Massachusetts Institute of Technology”, u takua me përfaqësuesit e Kongresit amerikan të martën, por ato shkaktuan zemërim pasi shmangën çështjen se si studentët bënin thirrje se gjenocidi i hebrenjve duhej të ndëshkohej.

Donatori, Ross Stevens, tha se "u tmerrua" nga qëndrimi i saj.

Kampuset e kolegjeve amerikane kanë parë protesta të zemëruara që nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit që shpërtheu dy muaj më parë.

Në një email të parë nga BBC, donatori Stevens tha: "Kam arsye të qarta për të shfuqizuar 100 milionë dollarët e universitetit Penn-it të aksioneve të “Stone Ridge” për shkak të sjelljes së presidentes Magill".

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “Stone Ridge Asset Management, z. Stevens i tha universitetit se "sjellja e tij lejuese" ndaj atyre që bënin thirrje për dhunë kundër popullit hebre, "do të shkelte çdo politikë apo rregull që ndalon ngacmimin dhe diskriminimin e bazuar në fe, duke përfshirë ato të Stone Ridge. ".

Penn është një nga universitetet më të vjetra në SHBA dhe pjesë e grupit elitar “Ivy League:, i cili ka gjithashtu si anëtarë Harvardin, Kolumbia dhe Jale.

Universiteti në Filadelfia është gjithashtu vend i një prej shkollave më prestigjioze të biznesit në botë, Wharton, që përfshin ish-Presidentin e SHBA Donald Trump, miliarderin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, dhe shumë emra të tjerë të fuqishëm në biznes dhe financë mes të diplomuarve.

Lufta Izrael-Gaza ndez tensionet në kampuset e kolegjeve amerikane

Donacioni, në formën e njësive të partneritetit të kufizuar në “Stone Ridge” u dhurua nga donatori Stevens në vitin 2017 për të ndihmuar Wharton të krijojë një qendër inovacioni financiare.

Ka pasur një reagim të gjerë kundër përgjigjeve të drejtuesve të universitetit gjatë dëshmisë së tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, veçanërisht në lidhje me pyetjen e bërë nga deputetja Elise Stefanik.

"A i shkelin thirrjet për gjenocidin e hebrenjve, kodin e sjelljes apo rregullat në lidhje me sulmet dhe ngacmimin? Po apo jo?" pyeti kongresmenja e Nju Jorkut.

Tre presidentët e universiteteve nuk u përgjigjën me po ose jo, por thanë - në mënyra të ndryshme - se kjo “varet nga konteksti".

Senatorja e Nju Jorkut Kirsten Gillibrand, një demokrate, i quajti deklaratat e tyre "të neveritshme".

Presidentja Magill në veçanti është përballur me një kontroll në rritje për të parë nëse mund të vazhdojë të qëndrojë në pozicionin e saj.

Ajo publikoi një video në faqen e internetit të universitetit të enjten duke kërkuar falje për përgjigjen e saj gjatë seancës, duke thënë se ishte e fokusuar në "politikat e vjetra të universitetit - në përputhje me Kushtetutën e SHBA - të cilat thonë se vetëm e folura nuk është e dënueshme".

Ajo shtoi se duhet të ishte fokusuar në "faktin e pakundërshtueshëm se një thirrje për gjenocid ndaj popullit hebre, është një thirrje për një nga dhunat më të tmerrshme që qeniet njerëzore mund të kryejnë", duke shtuar se ajo është "e keqja”.

Edhe pse falja e saj të mërkurën u mirëprit nga disa, letra e donatorit Stevens dukej se kërkonte dorëheqjen e saj.

Ai tha se Stone Ridge do të mirëpriste mundësinë e rishikimit të vendimit të tij "nëse dhe kur do të ketë një President të ri të Universitetit".

CNN raportoi të enjten në mbrëmje se Scott Bok, kryetari i Bordit të Administratorëve të universitetit Penn, do të fliste me zonjën Magill për dorëheqjen në ditët në vijim.

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Arsimin dhe Forcën e Punës njoftoi të enjten se ata do të hetojnë zyrtarisht Harvardin, Universitetin e Pensilvanisë dhe Institutin e Teknologjisë në Masaçusets mbi "antisemitizmin e shfrenuar".

"Anëtarët e komisionit kanë shqetësime të thella për udhëheqjen e tyre dhe dështimin e tyre për të ndërmarrë hapa për t'u ofruar studentëve hebrenj mjedisin e sigurt të të mësuarit që u kërkohet sipas ligjit," tha në një deklaratë kryetarja e komitetit Virginia Foxx.

Po edhe sulmet islamofobike kanë qenë gjithashtu në rritje në kampuset universitare.

Departamenti i Arsimit ka nisur një hetim në shkolla të shumta mbi incidente të dyshuara të antisemitizmit dhe islamofobisë.​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco