‘Economist’: Kush bëri miliona duke tregtuar në bursë sulmet e 7 tetorit?

‘Economist’: Kush bëri miliona duke tregtuar në bursë sulmet e 7 tetorit?

11:03, 08/12/2023
A+ Aa A-

Përpara sulmit më 7 tetor, Hamasi kishte ruajtur një siguri të rreptë operacionale. Sulmi verboi spiunët e Hamasit dhe duket se ka habitur edhe udhëheqësit politikë të Hamasit. Por a dinte dikush mjaftueshëm për të përfituar? Një dokument i ri nga Robert Jackson Jr, një ish-komisioner i Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Bursave, dhe Joshua Mitts nga Universiteti i Kolumbias, duket se sugjeron këtë.

Gjetja më e habitshme e autorëve është rritja e shitjeve të shkurtra- bastet se çmimet e një aksioni do të bien- të një fondi të tregtuar në bursë (ETF), i listuar në bursën e Nju Jorkut me shenjën EIS, i cili ndjek një indeks të aksioneve izraelite.

Në shtator, mesatarisht 1581 aksione të EIS u tregtuan përmes shitjes së shkurtër, duke përfaqësuar 17 përqind të vëllimit të përgjithshëm ditor të tregtimit. Por më 2 tetor, pesë ditë përpara sulmeve, u shitën shkurt 227.820 aksione, që përfaqësojnë 99 përqind të vëllimit të përgjithshëm.

Në vend që të reflektonte një përkeqësim të ndjesisë së tregut, rritja e aktivitetit duket se ka ardhur nga vetëm dy tregtime. Më pas, në ditën e parë të tregtimit pas sulmit, transaksionet standarde, të njohura si shitjet e gjata, tejkaluan shitjet e shkurtra me një numër të ngjashëm aksionesh (248.009). Nëse këto tregtime do kryheshin nga i njëjti investitor, ato të korrespondonin me një fitim prej 1 milion dollarësh.

Letrat e tjera me vlerë gjithashtu shfaqën modele të dyshimta. Gjatë tre javëve përpara sulmit, numri i kontratave të opsioneve të pazgjidhura, që skadonin më 13 tetor për aksionet e tregtuara në Amerikë të firmave izraelite- u rritën tetëfish. Në të kundërt, numri i opsioneve me datë më të gjatë për aksione të tilla, vlera e të cilave varej nga ngjarjet përtej mesit të tetorit, mezi ndryshoi.

Autorët e studimit shqyrtuan edhe periudha të tjera trazirash në Izrael, si ajo e nxitur nga përpjekjet për reformën gjyqësore të qeverisë në fillim të këtij viti dhe nuk zbuluan sjellje të ngjashme. E vetmja përputhje ndodh në prill- dy ditë para Pashkës, e cila sipas raportimeve nga një stacion izraelit, ishte data e planifikuar fillimisht për sulmin.

Kritikët e studimit- i cili nuk është rishikuar ende nga kolegët- sugjerojnë se aktiviteti mund të pasqyrojë pozicionet e mbylljes së investitorëve në ditën e parë të një tremujori, ose të ketë qenë një përgjigje ndaj një tregtari që blen aksione në fund. Megjithatë, asnjë rritje nuk ka ndodhur në fillim të asnjë tremujori tjetër që nga viti 2009. Autorët thonë se po të ishte bërë ndonjë blerje e madhe e EIS për të kompensuar shitjet e shkurtra, transaksionet do të shfaqeshin në të dhënat e tyre. Një tjetër kundërshtim është se megjithëse një shitje e shkurtër në shumicë mund të ulë çmimet, EIS në fakt u rrit në vlerë. Në përgjigje, autorët vënë në dukje se vlera e fondit është e lidhur me çmimet e aksioneve që ai përmban dhe se shitjet e shkurtra të EIS ishin të vogla në krahasim me kapitalizimin e firmave që ndjek fondi.

Studimi ka nxitur një hetim nga autoriteti i letrave me vlerë të Izraelit. Caktimi i motiveve për aktivitetin tregtar është gjithmonë i vështirë, autorët nuk mund të përjashtojnë shpjegimet beninje. Por ata argumentojnë se shpjegimi më i besueshëm është se kushdo që po bënte tregti, kishte njohuri për sekretet e Hamasit. Edhe pse miliona dollarë fitime të mundshme janë një shumë e vogël, zoti Mitts vëren se ato janë në një kufi më të ulët të identifikueshëm me të dhënat publike. Ai mendon se ato mund të jenë vetëm ‘maja e ajsbergut’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco