Tragjedi rrugore në Itali, makina përfundon në kanal, vdesin 4 të rinj

Tragjedi rrugore në Itali, makina përfundon në kanal, vdesin 4 të rinj

09:36, 08/12/2023
A+ Aa A-

Një tragjedi e vërtetë është shënuar në orët e para të mëngjesit, në Itali.

Një aksident i ndodhur gjatë natës në Portogruaro të provincës së Venecias, ka rezultuar fatal për katër të rinj, të gjithë rreth të 20-ve.

Ata kanë humbur jetën në vend pasi mjeti "BMW Seria 3" me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e shkatërruar në një kanal. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese, duke përfunduar në ujë dhe duke u fundosur nën një urë të vogël mbi lumin Reghena.

Trupat e katër viktimave u gjetën nga polumbarët dhe forcat zjarrfikësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco