Gjykata në Iran dënon SHBA-në me rreth 50 miliardë dollarë për vrasjen e gjeneralit Soleimani

Gjykata në Iran dënon SHBA-në me rreth 50 miliardë dollarë për vrasjen e gjeneralit Soleimani

12:05, 06/12/2023
A+ Aa A-

Një gjykatë në Iran ka urdhëruar qeverinë amerikanë që të paguajë rreth 50 miliardë dollarë dëmshpërblim për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në vitin 2020 në Irak.

Dënimi shpallet thuajse katër vjet pas vdekjes së komandantit të forcave të operacioneve të jashtme të Gardës Revolucionare të Iranit, al-Qods gjatë një sulmi me dron amerikan në Bagdad më 4 janar 2020.

Presidenti amerikan Donald Trump  tha në atë kohë se sulmi ishte urdhëruar nga ai, në përgjigje të sulmeve kundër interesave amerikane në Irak.

 Si hakmarrje, Teherani gjuajti me raketa bazat ku ushtarët amerikanë janë të vendosur në Irak.

“Pas ankesës së paraqitur nga 3,318 bashkatdhetarë tanë nga i gjithë vendi (...) një gjykatë në Teheran dënoi qeverinë amerikane të paguajë gjithsej 49 miliardë e 770 milionë dollarë për dëmshpërblim moral dhe material”, njoftoi gjyqësori iranian.

Gjykata shpalli fajtorë 42 persona dhe subjekte, përfshirë Trump dhe zyrtarë të administratës së tij.

Vendimi vjen pasi Teherani akuzon Uashingtonin se është "bashkëpunëtor" i Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës. SHBA, nga ana e saj, akuzon Iranin për mbështetjen e organizatave që kryejnë sulme kundër trupave amerikane të vendosura në Irak dhe Siri.

Qasem Soleimani ishte në krye të operacioneve ushtarake të Iranit në Lindjen e Mesme dhe është ende shumë popullor në Iran.

Irani dhe SHBA nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1980, pas Revolucionit Islamik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco