Biden: Mungesa e mbështetjes për Ukrainën është çmenduri

Biden: Mungesa e mbështetjes për Ukrainën është çmenduri

11:03, 06/12/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden është i irrituar për shkak të ngërçit në Kongres mbi financimin për Ukrainën.

“Dështimi për të mbështetur Ukrainën është absolutisht çmenduri, ajo është kundër  interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti amerikan për gazetarët, siç raportohet nga ”New York Times”.

Ai u angazhua për të rifinancuar fondin për Ukrainën. Premtimi i Biden kërcënohet nga përçarje të thella në Kongres për këtë çështje.

Republikanët, në shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, kushtëzojnë ndihmën për Ukrainën me një reduktim të fortë në politikën amerikane të imigracionit në kufirin me Meksikën, që demokratët e refuzojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco