Të shtëna me armë në Londër, vdes një 42-vjeçare, plagosen dy të rinj

Të shtëna me armë në Londër, vdes një 42-vjeçare, plagosen dy të rinj

09:59, 06/12/2023
A+ Aa A-

Një grua 42-vjeçare ka ndërruar jetë dhe dy të rinj janë plagosur pas disa të shtënave me armë në Hackney, në lindje të Londrës, të martën (6 dhjetor), njoftoi policia britanike.

Autoritet morën njoftimin për të shtëna me armë në orën 18:28 dhe së bashku me ambulancën shkuan në vendin e ngjarjes, ku gjetën tre persona të plagosur me armë zjarri, shkruajnë mediat e huaja.

Gruaja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të plagosurit,  një 20-vjeçar dhe një 16-vjeçar, janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe identifikimin e kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco