Lajmi i fundit

Vrasja e punonjësit të hotelit në Dhërmi, arratiset i dyshuari

Një i vdekur dhe dy të plagosur, momenti kur ‘policia e armatosur i afrohet të dyshuarit’ në një rrugë në Paris

16:30, 03/12/2023
A+ Aa A-

Një burrë ka vdekur dhe dy të tjerë, përfshirë një britanik, janë plagosur nga një sulm me thikë dhe çekiç në një rrugë në qendër të Parisit.

Sipas mediave të huaja, sulmi ndodhi pranë Kullës Eifel pak para orës 21:00 me orën lokale të shtunën.

I dyshuari më pas u godit me taser nga policia dhe u arrestua me dyshimin për atentat i përcaktuar në ligjin francez si vrasje me paramendim dhe “tentativë për atentat në lidhje me një sipërmarrje terroriste”.

Dhe ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë policinë e armatosur duke iu afruar një të dyshuari në Avenue du Président-Kennedy aty pranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco