Fundi i marrëveshjes Izrael-Hamas, Papa Françesku: E dhimbshme të shohësh mbarimin e armëpushimit

Fundi i marrëveshjes Izrael-Hamas, Papa Françesku: E dhimbshme të shohësh mbarimin e armëpushimit

15:27, 03/12/2023
A+ Aa A-

Papa Françesku ka thënë se ishte “e dhimbshme” të shihje se armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit ishte thyer.

Ai gjithashtu  u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të arrijnë një marrëveshje të re armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.

Papa tha po ashtu se po mendonte për njerëzit ende të mbajtur peng në Gaza dhe mungesën e nevojave themelore në territorin palestinez.

Papa, i cili vuan nga një inflamacion i mushkërive, iu lexuan fjalët e tij nga një ndihmës gjatë mesazhit të tij të së dielës Angelus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco