Terror në Paris/ Sulm me thikë dhe çekiç pranë kullës Eiffel

Terror në Paris/ Sulm me thikë dhe çekiç pranë kullës Eiffel

11:55, 03/12/2023
A+ Aa A-

Një burrë ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë dhe çekan, në një rrugë në qendër të Parisit.

Sulmi ka ndodhur afër Kullës Eiffel, pak para orës 21:00, të shtunën.

Është arrestuar një shtetas francez, 26-vjeçar, i njohur për autoritetet e sigurisë, dhe prokurorët kanë nisur hetimet.

Zyrtarët e kanë konfirmuar se burri i vrarë ka qenë shtetas gjerman.

Thuhet se  i dyshuari është dëgjuar duke bërtitur “Allahu Akbar (Zoti është më i madhi)” dhe i ka thënë policisë se është i mërzitur sepse “shumë myslimanë janë duke vdekur në Afganistan dhe Palestinë”.

Autori më herët ka qenë katër vjet në burg, pasi është dënuar për një tjetër sulm më 2016 dhe ka qenë në listën e vëzhgimit të shërbimeve të sigurisë.

Sipas ministrit të brendshëm francez, i dyshuari është përballur me çrregullime mendore në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco