Emër i njohur për autoritetet, pubikohet fotoja e autorit të sulmit të përgjakshëm në Paris

Emër i njohur për autoritetet, pubikohet fotoja e autorit të sulmit të përgjakshëm në Paris

10:23, 03/12/2023
A+ Aa A-

I lindur në Francë nga prindër iranianë në vitin 1997, 26-vjeçari Armand R. të shtunën në mbrëmje kreu një sulm , duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë. 

Armand R. është i njohur për autoritetet franceze që nga viti 2016 për ekstremizëm radikal.

 

 

Gjatë sulmit, 26 vjeçari bërtiti " Allahu është i madh ", sipas një burimi policor, gjë që u konfirmua nga ministri i brendshëm francez.

Gerald Darmanen tha në një konferencë për shtyp se i arrestuari i tha policisë se ishte i zemëruar sepse " shumë myslimanë po vdesin në Afganistan dhe Palestinë".

Sulmuesi jeton me prindërit e tij Shërbimet sekrete e gjurmuan në vitin 2016 kur ai po synonte një përpjekje terroriste në periferi të La Defense.

Ai u dënua me 5 vjet burg  për tu liruar më pas në 2020 nën mbikëqyrjen administrative.

Atij iu dha dhe mjekim për një çrregullim psikiatrik në IEVP trajtimin qw e vazhdoi dhe pas lirimit.

Në verën e vitit 2022, autoritetet zbuluan aktivitet të rëndë në internet dhe e vunë nën vëzhgim.

Pak para sulmit terrorist në stacionin e metrosë Bir-Hakeim, në lagjen e 15-të të Parisit, të shtunën mbrëma që i mori jetën një turisti gjerman dhe plagosi dy persona, ai kishte regjistruar një video njoftim ku denonconte qeverinë franceze. 

Ai gjithashtu komenton çështjet aktuale dhe dënon trajtimin e muslimanëve në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco