Ndizet sherri për emrin e kohës së Musolinit të vendpushimit të famshëm italian në Valle d’Aosta

Ndizet sherri për emrin e kohës së Musolinit të vendpushimit të famshëm italian në Valle d’Aosta

10:24, 02/12/2023
A+ Aa A-

Qyteti alpin italian në rajonin Valle d'Aosta vendosi që të kthehet te emri i tij origjinal 'Le Breuil'. Por ky vendim zgjati vetëm 24 orë.

Një fshat i vendosur në Valle d'Aosta të Italisë të enjten iu rikthye emrit të tij origjinal 'Le Breuil' - emri që kishte para se të quhej Cervinia në vitin1934, thirrur sipas majës së famshme të vendpushimit, Monte Cervino - e njohur gjithashtu si Matterhorn.

Emri modern iu dha në kuadrin e një përpjekjeje nga Benito Musolini për të italianizuar shumë emra vendesh në veri, në vend të emrave francezë ose gjermanë.

Shumë komuna në Val d'Aosta u bënë të njohura me emra të rinj italianë, siç bënë shumë komuna në Alto Adige-Tirol Jugor në kufirin austriak.

Procesi i ndryshimit të emrit të qytetit filloi në vitin 2011 dhe presidenti rajonal i Valle d'Aosta, Renzo Testolin, nënshkroi një dekret shtatorin e kaluar, i cili zyrtarizoi ndryshimin.

“Cervinia nuk do të zhduket në kujtesën kolektive”, shpjegoi Jean-Antoine Maquignaz, ish-kryetari i bashkisë që nisi procesin për njohjen e emrave historikë në rajon. “Është një nga vendpushimet më të famshme të skive në Alpe”, tha ai për edicionin e Torinos të Corriere della Sera.

Vendimi nënkuptonte që tabela e rrethrrotullimit që mirëpret njerëzit në qendrën historike të "Breuil-Cervinia" dhe tabelat rrugore drejt shpateve do të duhej të hiqeshin.

Mirëpo vendimi shkaktoi një protestë nga vendasit që prisnin që ai të sillte një mal burokracish dhe nga partia e djathtë Vëllezërit e Italisë të kryeministrit Giorgia Meloni që e përshkroi atë si "të denjë për talebanët".

Ministrja e Turizmit Daniela Santanchè i kërkoi këshillit bashkiak ta "mendojë përsëri" duke thënë se industria lokale e sporteve dimërore do të "penalizohet rëndë duke hequr një emër marke që njihet në mbarë botën".

Pas 24 orësh, Maquignaz nuk donte më ta ndryshonte as emrin. Ish-kryebashkiaku tha se kishte një “keqkuptim”. Ai nuk e mendonte se do të anulohej emri ‘Cervinia’:

“Duam vetëm të ripohojmë një toponim historik, që është ai që përdorim në dialekt”. Maquignaz shpjegoi se ai përdorte "Cervinia" vetëm nëse fliste italisht.

Edhe kryebashkiaku Elisa Cicco pranoi se "askush nuk donte të anulonte emrin Cervinia". “Është marka jonë, marka jonë me të cilën jemi të njohur në mbarë botën”, tha ajo. Elisa Cicco tani ka "rifilluar procesin për ripërcaktimin e toponimit" me presidentin e rajonit të Aosta./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco