Raqqa, ‘Piranjat’ futen në kryeqytetin e terrorit

Raqqa, ‘Piranjat’ futen në kryeqytetin e terrorit

22:34, 01/12/2023
A+ Aa A-

Kemi shkuar edhe njëherë në Raqqa-s në Siri, i njohur ndryshe si qyteti i terrorit, nga i cili ju sjellim dëshmitë dhe rrëfimet e banorëve tashmë të çliruar nga Kalifati.

Përmes intervistave dhe dëshmive reale të të mbijetuarve të terrorizmit, gazetari Taulant Koplikaj prezanton dritë-hijet e luftës në tokat e Shamit. Banorët e Raqqas tregojnë tmerret dhe dhunën në kryeqytetin islamik, gjatë krijimit dhe rënies së shtetit islamik në Siri.

Në atë kohë ishin përshkallëzuar protestat kundër regjimit të presidentit Bashar Al Asad. Të organizuara nga opozita siriane ato u shtynë nga qeveria e Damaskut.

Veprimet e dhunshme, shpesh herë dhe me sulme kamikaze bën që fronti opozitar të distancohej.

Dokumentari na sjell realitet gati të paimagjinueshëm, mbi metodat e tmerrshme dhe torturat çnjerëzore të ISIS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco