Ndërprerja e armëpushimit, rritet me shpejtësi bilanci i viktimave në Gaza. Ministria e Shëndetësisë: U vranë 178 palestinezë

Ndërprerja e armëpushimit, rritet me shpejtësi bilanci i viktimave në Gaza. Ministria e Shëndetësisë: U vranë 178 palestinezë

20:40, 01/12/2023
A+ Aa A-

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 178 persona janë vrarë në sulmet izraelite, që nga përfundimi i armëpushimit këtë mëngjes. “Shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra,” thotë ministria në një deklaratë.

Ai shton se gjatë ditës janë regjistruar edhe 589 lëndime. BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra. Ndërsa ushtria izraelite rifillon sulmet e saj në Gaza dhe raketat lëshohen nga Gaza jugore në Izrael, agjencitë e ndihmës thonë se rifillimi i luftimeve do të përkeqësojë situatën tashmë të rëndë humanitare në rrip.

Katari, ndërmjetësuesi i tyre, tha se përpjekjet po vazhdojnë për ta ripërtërirë armëpushimin, sipas të cilit Izraeli i pati ndërprerë shumicën e veprimeve ushtarake në Gazë dhe liroi të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe adoleshentë, në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Mbi 100 pengje u liruan gjatë armëpushimit njëjavor, shumica e të cilëve dukeshin mirë fizikisht por të tronditur.

Izraeli thotë se 115 burra, 20 gra dhe dy fëmijë janë ende duke u mbajtur rob në Gazë. Bombardimet dhe ofensiva tokësore disajavore i la shumicën dërrmuese të 2.3 milionë palestinezëve pa shtëpi dhe pa strehë, duke e shkaktuar një krizë humanitare.

Më shumë se 14.800 palestinezë janë vrarë – dy e treta e të cilëve fëmijë dhe gra – sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e sunduar nga Hamasi. Rreth 1.200 izraelitë u vranë, shumica gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael, i cili e nxiti këtë luftë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco