Emiratet pritën në konferencë presidentin izraelit, iranianët braktisin samitin e OKB-së

Emiratet pritën në konferencë presidentin izraelit, iranianët braktisin samitin e OKB-së

20:32, 01/12/2023
A+ Aa A-

Presidenti izraelit, Isaac Herzog po viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me presidentin e këtij vendi të Gjirit, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Herzog, roli i të cilit është kryesisht ceremonial dhe nuk ka kompetenca ekzekutive, ndodhet në Emiratet për të marrë pjesë në samitin e OKB-së për klimën, i njohur si COP28, i cili zhvillohet nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor.

Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Gaza.

Vizita e Herzogut shkaktoi reagime në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Iran. Pas paralajmërimeve fillestare, delegacioni iranian vendosi të largohej nga konferenca.

Pala iraniane beson se prania e Izraelit në COP28 “bie në kundërshtim me qëllimet dhe udhëzimet e konferencës dhe, në shenjë proteste, është larguar nga konferenca”, tha ministri zyrtar i Energjisë, Ali Akbar Mehrabian, i cili drejtoi delegacionin iranian.

Mehrabian shtoi se prania e delegacionit izraelit bie ndesh me qëllimet e deklaruara të konferencës.

Ndërkohë, Izraeli nisi një valë të re sulmesh në Rripin e Gazës, duke i dhënë fund armëpushimit që kishte qenë në fuqi që nga e premtja e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco