Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

Izraeli publikon pamje të sulmeve të para pas përfundimit të armëpushimit me Hamasin

Izraeli publikon pamje të sulmeve të para pas përfundimit të armëpushimit me Hamasin

20:31, 01/12/2023
A+ Aa A-

Izraeli pretendon se ka goditur rreth 200 objektiva të militantëve të Hamasit në Gaza. E gjithë kjo pas një marrëveshje njëjavore të armëpushimit, e cila skadoi sot herët në mëngjes.

Forcat e mbrojtjes izraelite kanë publikuar një video, e cila shfaq një numër shpërthimesh në Khan Younis.

Numri i palestinezëve të vrarë gjatë ditës së sotme ka arritur në 109, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

Theksojmë se SHBA-ja dhe Izraeli kanë akuzuar palestinezët se kanë prishur armëpushimin gjatë ditës së djeshme pas vrasjes së disa izraelitëve në Jerusalem.

Në përgjithësi, 83 izraelitë, përfshirë persona me shtetësi të dyfishtë, u liruan gjatë armëpushimit. Edhe 24 pengje të tjerë – 23 tajlandezë dhe një filipinas – u liruan, përfshirë edhe disa burra.

Sa i përket 240 palestinezëve të liruar, shumica e tyre ishin adoleshentë që kishin hedhur gurë drejt forcave izraelite gjatë përleshjeve me ta. Po ashtu janë liruar edhe disa gra që ishin dënuar për tentim-sulme ndaj ushtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco