Tre të lënduar pas rrëzimit të helikopterit në Madrid

Tre të lënduar pas rrëzimit të helikopterit në Madrid

18:43, 01/12/2023
A+ Aa A-

Tre persona u lënduan pas rrëzimit të një helikopteri në një unazë autostrade në Madrid të Spanjës, duke goditur gjithashtu një makinë.

Dy persona ishin në helikopter kur fluturakja u rrëzua në kryeqytetin spanjoll dhe njëri arriti të dilte vetë, derisa tjetri duhej të tërhiqej nga rrënojat.

Siç raportohet të dy personat u lënduan pas përplasjes si dhe drejtuesi i makinës që u godit nga helikopteri, thanë shërbimet e urgjencës.

Një nga të mbijetuarit pas rrëzimit kishte pësuar lëndim të lehtë në kokë, një tjetër kishte një kockë të thyer në kofshë dhe i treti pësoi lëndime të lehta, shtoi zëdhënësi i shërbimeve mjekësore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco