Zëdhënësi i UNICEF-it: Sulm pranë spitalit në Gaza, kjo është luftë kundër fëmijëve

Zëdhënësi i UNICEF-it: Sulm pranë spitalit në Gaza, kjo është luftë kundër fëmijëve

18:05, 01/12/2023
A+ Aa A-

Izraeli ka rinisur ofensivën kundër Hamasit pas prishjes së armëpushimit gjatë ditës së sotme.

Izraelitët kanë bombarduar disa caqe të militantëve të Hamasit, por duket se nuk kanë kursyer as objektet civile.

Një zëdhënës i UNICEF-it, i cili ndodhet brenda spitalit në Gaza, raportoi se sulmi ndodhi 50 metra larg spitalit.

“Sulm pranë spitalit në Gaza. Kjo është një luftë kundër fëmijëve”, dëgjohet duke pohuar zyrtari i Kombeve të Bashkuara.

James Elder thotë se spitali më i madh funksional në territor është i mbipopulluar, duke funksionuar me kapacitet 200 për qind.

 “Sistemi i kujdesit shëndetësor këtu është i mbingarkuar. Ky spital thjesht nuk mund të strehojë më shumë fëmijë me lëndime lufte. Nuk mund të shohim më shumë fëmijë me djegie, me eshtra të thyera”, tha Elder.

 Ndryshe, autoritetet e Gazës raportojnë se më shumë se 6000 fëmijë palestinezë janë vrarë që nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco