Hamasi: Armëpushimi përfundoi për shkak të amerikanëve dhe izraelitëve

Hamasi: Armëpushimi përfundoi për shkak të amerikanëve dhe izraelitëve

17:50, 01/12/2023
A+ Aa A-

Antony Blinken iu kundërpërgjigj pretendimeve të Hamasit se SHBA-ja dhe Izraeli i dhanë fund armëpushimit sepse dëshironin që armiqësitë të rifillonin mes të dyja palëve.

Sekretari amerikan i Shtetit po qëndron në Dubai, ku ka dhënë një deklaratë për shtyp pas akuzave të Hamasit se amerikanët dhe izraelitët janë shkaktar të prishjes së armëpushimit në Gaza.

“Është e rëndësishme të kuptojmë pse pauza mori fund – ajo mori fund për shkak të Hamasit”, tha ai.

Zyrtari amerikan përmend raketat e lëshuara drejt Izraelit përpara përfundimit të armëpushimit dhe disa të shtëna në Jerusalem, si shembuj që dëshmojnë se Hamasi nuk ishte i interesuar të respektonte kushtet e marrëveshjes.

“Ajo [gjithashtu] hoqi dorë nga angazhimet që mori për sa i përket lirimit të disa pengjeve”, shton ai, raporton skynews.

Blinken thotë se fokusi i SHBA-së është në kthimin e pengjeve ndërsa vazhdimisht po ua kujton autoriteteve izraelite që të mos i vrasin civilët në Gaza.

Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në të njëjtën linjë si Blinken ka fajësuar Hamasin për prishjen e armëpushimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco