Katari njofton se po vazhdojnë negociatat Izrael-Hamas për një armëpushim tjetër

Katari njofton se po vazhdojnë negociatat Izrael-Hamas për një armëpushim tjetër

14:17, 01/12/2023
A+ Aa A-

Qeveria e Katarit ka konfirmuar se bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit për një armëpushim tjetër janë në vazhdim.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Katarit shpreh “keqardhje të thellë për rifillimin e agresionit izraelit kundër Rripit të Gazës”, njofton BBC. Ajo shton se Katari është i përkushtuar të "vazhdojë përpjekjet që çuan në pauzë humanitare" së bashku me partnerët e tij në ndërmjetësimin midis Hamasit dhe Izraelit.

Por në deklaratë thuhet gjithashtu se rifillimi i bombardimeve në Gaza pas përfundimit të armëpushimit "ndërlikon përpjekjet e ndërmjetësuesit dhe e përkeqëson katastrofën humanitare".

Kujtojmë se ishte Katari që udhëhoqi përpjekjet ndërmjetësuese për të siguruar dhe zgjatur marrëveshjen njëjavore të shkëmbimit të pengjeve, e cila përfundoi këtë mëngjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco